Futbolli po mundohet të kthehet edhe në Angli, por vështirësitë apo frika nga Covid-19 është evidente dhe prezente.

Një numër i konsiderueshëm futbollistësh në Premier League, janë detyruar që të presin edhe pak d që të rikthehen në stërvitje gjatë kësaj jave, pasi ata për momentin po mbahen  peng nga vonesa e përgjigjeve të testeve të Koronavirusit, përcjell Korneri.net

Futbollistë dhe stafi prej tetë personash,  u desh të ritestoheshin pasi përgjigjja e analizës së parë këtë javë nuk ka qenë as pozitive dhe as negative për shkak të mungesës së informacionit të mjaftueshëm në tamponë. Ata janë dashur të ritestohen  ditën e martë dhe të mërkurë, andaj përgjigja nuk do të mund t’iu ipet edhe pak, andaj asnjëri prej tyre nuk mund të kthehet në stërvitje.

Por, frika më e madhe e klubeve është që lojtarëve t’iu kthehet virusi edhe pse raste të till aka shumë pak, apo edhe të kenë raste të reja, atëherë do të jetë problem shumë i madh për shkak se ata do të mungonin për më shumë se 4-5 ndeshje, posaqërisht nëse ndonjë prej tyre do të ishte lojtar kyç. /Korneri.net

Artikulli paraprakElliott: Rangnick i ka 100 milionë për transferime (pa shitur lojtarë), gjermani kërkon edhe dy legjenda të Milanos afër
Artikulli tjetërTifozët e Man.City u çmendën kur panë fanellën e tretë me koronavirus!!!