Chelsea dhe Manchester City dhuruan spektakël dhe emocione në “Stamford Bridge”. Superndeshja e Premier League përfundoi në barazim 4-4, me Armando Brojën që fitoi një penallti për vendasit në minutat shtesë.

E cila u kthye në gol nga Palmer, i cili gjuajti saktë dhe evitoi humbjen e “Bluve të Londrës”. Mauricio Pochettino u tërbua në fund me kryesorin Taylor për faktin që vërshëlleu fundin e takimit në një moment kur skuadra e tij po sulmonte.

Trajneri i Chelseat protestoi gjatë kundër kryesorit, të cilit i kërkon ndjesë për veprimet e tij tashmë që është qetësuar. Njësoj si edhe Pep Guardiolës për faktin që harroi ta përshëndeste në fund.

Në atë moment e ndjeva se Sterling do të pasonte dhe ne mund të kishim gjetur golin e pestë… E pranoj, i kalova limitet. Kjo lloj sjelljeje nuk është një imazh i mirë për mua dhe për futbollin.

Dua t’i kërkoj falje edhe Guardiolës, sepse në ato momente nuk e vura re aspak”, deklaroi argjentinasi, ndjesë që është pranuar nga tekniku spanjoll i Manchester Cityt.

Nuk ka asnjë problem, gjithçka është në rregull. Ka raste kur edhe unë përfshihem nga emocionet”, u shpreh Guardiola.

Artikulli paraprakKrasniqi: I lumtur për debutimin, gjithmonë gati për Kosovën
Artikulli tjetërVetëm 17 vjeç, por Zaire-Emery mahnit Guardiolën, spanjolli kërkon talentin e PSG-së