Në stadiumin e Hajvalisë në Kishnicë, po zhvillohen ndeshjet finale të play-offit që përcaktojnë kampionët e kategorive të reja në futboll.
Deri në këto momente kanë përfunduar ndeshjet në dy kategori, U-13 dhe U-15, ku tashmë edhe dihen kampionët e regjionit të Prishtinës, shkruan Korneri.net.

Në kategorinë e fatosëve U-13, kampion u shpall Ramiz Sadiku që në finale pas një loje shumë interesante mposhti 3:1 rivalin e madh 2 Korrikun.
Gëzimi i djelmoshave të rinjë ishte i jashtëzakonshëm.

Në kategorinë e pionerëve U-15, ndeshja ndërmjet 2 Korrikut dhe Kurdës ishte fantastike dhe e barabartë deri në fund. Pas barazimit 1:1, kampioni u desht të përcaktohet pas kryerjes së penalltive ku më të suksesshëm ishin futbollistët e 2 Korrikut që fituan 4:3.

Tashmë kanë nis ndeshja e kadetëve U-17, dhe raportin e kësaj mund ta lexoni pak më vonë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here