Emri i ish-trajnerit të Skënderbeut, Mirel Josa, u përmend në raportin e UEFA-s që kishte të bënte më ndeshjet e trukuara nga Skënderbeu.
Ai i ka dhënë përgjigje aludimit të raportit se ai ka qenë shok fëmijërie me presidentin aktual të skuadrës së Skënderbeut, Ardian Takaj.
“E para, unë nuk kam shokë në futboll dhe e dyta po ta kisha shok presidentin e Skënderbeut nuk do të më largonte nga skuadra e tij”, ka thënë Josa për “Insporti.com”.
Gjithashtu në raport emri i Josës përflitej edhe për përfshirjen në një skandal në kohën kur ishte trajneri i Vllaznisë.
“Unë jam plotësisht i pastër dhe nuk më bëjnë përshtypje atë që shkruhet në media”, ka thënë tekniku Josa mbi këtë çështje.
/Panorama Sport