Në kuadër të fazës përgatitore dhe në vigjilje të turit në Kinë, skuadra e Schalke 04, fitoi dje me rezultatin minimal 0-1 miqësoren e zhvilluar ndaj Paderborn.
Një ndeshje në të cilën, sikurse raporton gjiganti mediatik gjerman “Bild”, trajneri i ri i skuadrës së Bundesligës ka aktivizuar të gjithë kontigjentin në dispozicion, me përjashtim të futbollistit me kombësi shqiptare, që në muajin mars debutoi me përfaqësuesen e Kosovës, Donis Avdijaj.
Sipas menaxherit të ekipit, Christian Heidel, futbollisti u paraqit shumë vonë në kompleksin stërvitor ku u zhvillua ndeshja, ndaj nuk u lejua të aktivizohet. “Cilido që e njeh Donis e di shumë mirë se sa shumë kjo gjë e bezids. Herës tjetër nuk do të jetë më me vonesë”, deklaroi Heidel.