Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të Real Madridit, fluturuan të martën drejtë Munihut.
Kampioni aktual evropian do të përballen të mërkurën mbrëma ndaj gjigantit bavarez Bayern Munchen, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Korneri.net
Djelmoshat e Zinedine Zidane me moral të lartë dhe bindje të plotë u nisën drejtë qytetit bavarez për të regjistruar një rezultat të mirë para ndeshjes së kthimit në Santiago Bernabeu, në mënyrë që të sigurojnë finalen e më pas edhe triumfin e tretë rresht që nuk e ka arritur deri tash asnjë skuadër evropiane në formatin Champions League.
Skuadra ishte me disponim të mirë dhe të buzëqeshur shkonin drejtë aeroplanit me liderin e tyre të madhin Cristiano Ronaldo, që edhe këtë herë pritet të jetë rreziku më i madh për Bayern Munchen, pasi e di shumë mirë sesi duhet të shënohet goli edhe në Alianz Arena. /Korneri.net