Lojtari i Flamurtarit, Ibrahim Toungara, që prej janarit ndodhet në Kosovë, ku luan me ekipin e Lirisë që
drejtohet nga Bledi Shkëmbi. Toungara u huazua te ekipi prizrenas, ku ka gjetur mjaft hapsira.
Dje, futbollisti ka shënuar dhe golin e vetëm për Lirinë, në ndeshjen e Kupës, kundër Vushtrisë. Por, goli
i djeshëm nuk është i vetmi për lojtarin nga Mali.
Qëkur ka mbërritur në Prizren, Toungara ka shënuar disa herë në ndeshjet miqësore, ndërsa dje ishte
takimi i tij zyrtar. Futbollisti po tërheq vëmendjen e mediave në Kosovë.
Toungara do të rikthehet në Vlorë, në qershor kur i mbaron kontrata e huazimit.
Ballina Futboll FFK Superliga U largua nga Flamurtari i Vlorës, lojtari bën “namin” në Kosovë, të...