Pak minuta para fillimit të ndeshjes së fundit në La Liga, El Correo ka dhënë lajmin se Barcelona do të udhëhiqet stinorin e ardhshëm nga 53-vjeçari spanjoll Ernesto Valverde, përcjell Korneri.net.
Në fakt, presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu para pak kohësh u kishte bërë me dije gjithë futbollistëve të Barcelonës se në stol nga edicioni i ri do të jetë Valverde, aktualisht trajneri i Atl.Bilbaos.

Valverde do të duhet të nënhskruaj kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, dhe në këtë mënyrë të trashëgoj vendin e Luis Enrique i cili muaj më parë parajamëroj largimin.
Zyrtarisht Valverde do të duhet të prezantohet te klubi i ri me 29 maj, vetëm një ditë pas finales së Copa del Rey ku Bartcelona do të kërkojë trofeun e parë dhe të vetëm sezonal përballë Alaves.

Valverde e nisi karrierës si trajner te Espanyol, Olympicos, Villarreal dhe Valencia, para se të kalonte te Atletic Bilbao. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajm bombastik nga Italia: Juventus arrin marrëveshje me superyllin italian
Artikulli tjetërZverev “perandori” i i ri i Romës, mposht Djokovic