Është hedhur sot shorti për Superkupën e Spanjës për vitin 2021.

Fituesi i fundit i trofeut, Real Madrid do të luan ndaj Atletic Bilbao, kurse Barcelona me Real Sociedadin, pas shortit të hedhur sot në ambjentet e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, përcjell Korneri.net

Nëse gjithça shkon sipas planit, Reali dhe Barcelona, pritet të përballen në finalen e madhe. Barcelona luan e para në 13 janar në stadiumin “Nuevo Arcangel” të Cordobas, ndërsa një ditë më pas Reali përballet me Bilbaon në stadiumin “La Rosaleda” të Malagas. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa çfarë tha Gollini pas pritjes së penalltisë së Ronaldos
Artikulli tjetërU zhvilluan pesë ndeshjet e fundit të Kupës së Kosovës