Atletico Madrid dhe Celta Vigo zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme me madrilienët që shënuan fitore krejt në fund. Celta kishte epërsinë e rezultatit deri në minutën e 86, dhe atëherë një top të devijuar nga zona e qëlloi volej (në stilin Zidane), ndërsa topin në rrjetë e tundi Yannick Carrasco.

Kush e di se çfarë do të kishte ndodh sikur ky futbollist të largohej nga loja vetëm 4 minuta më herët. Ishte gjithçka gati që ai të zëvendësohej. Në ato çaste Saul Niguez i ankua në lëndim dhe trajneri Simeone vrapo te gjyqtari i katërt duke kërkuar që ai të largohej e jo Carrasco.

“Nga tre golat e mbrëmjes, ai i Carrasco ishte fenomenal dhe spektakolar. Yannick e ka nis shumë mrië stinorin, dhe mundet të bëjë edhe më shumë në vazhdim” ka thënë pas ndeshjes trajneri Diego Simeone.

Fitoren Atl.Madridit ia siguroi Antoine Griezmann vetëm dy minuta pas golit të Carrascos.

 

 

Artikulli paraprakA po e njihni këtë futbollist? Klauzolë “sheiku”, ndërsa ai…
Artikulli tjetërLuftë e madhe për portierin Berisha