Antonio Conte ka deklaruar që Chelsea do ta ketë shumë të vështirë për të fituar titullin kampion të Premier Leagues këtë sezon. Tekniku italian ndihet i pasigurtë pasi merkatoja e bërë nga anglezët nuk e bind atë. Me dy lojtarët e afruar në këtë merkato verore, si Kante dhe Batshuayi, Contes i duket shumë e vështirë që Chelsea të arrijë synimet e tij.

“Duhet patjetër të jem i sinqertë, mendoj se do ta kemi problem t’i arrijmë synimet tona,” tha Conte.
“Por, duhet të mendojmë si të punojmë dhe të përmirësohemi çdo ditë,” përfundoi ai.

Artikulli paraprakFutbolli burim miliardash
Artikulli tjetërMerkato verore në Serie A: Ja kush mbanë rekordin, nuk është Juventus!