Të marten me 14 shkurt Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në kuadër të grumbullimit të saj disaditorë, do ta zhvillojë ndeshje kontrolluese miqësore  me skuadrën elitare të Vala Superligës së Kosovës në futboll KF”Drita”.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan në orën 13.00.

Përfaqësuesen e Kosovës këtë herë do të udhëheq Erdogan Celina pasi përzgjedhësi Rafet Prekazi gjendet në Tiranë me punë së bashku me zyrtarë të lartë të UEFA-s, dhe FIFA-s.

 

 

Artikulli paraprak“Pavarësia 9”, garë për nder të pavarësisë së Kosovës
Artikulli tjetërNënkryetari i Federatës gjermane të futbollit dhe Bundesligës viziton stadiumin e qytetit