Qendërmbrojtësi i ri i skuadrës gjermane Hamburg, Mërgim Mavraj, ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas zyrtarizimit te skuadra e re, transmeton “Tuttomercato”, përcjell “Korneri.net”.
“Jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e Hamburgut. Ky klub nuk është duke kaluar në momente të mira, por do të këndellëmi shpejt. E di që ardhja ime këtu për shumë kë mund të cilësohet surprizë, por në botën e futbollit shumë lojtarë e kanë ëndërr të luajnë për Hamburgun”, është shprehur Mavraj.