Kombëtarja turke e futbollit do të hedhë në fushë formacionin më të mirë këtë muaj, në kualifikuesen e “Botërorit 2018” ndaj Kosovës.

Kombëtarja e trajnerit Fatih Terim, e cila është pretendente për të fituar grupin e vështirë kualifikues, do të zhvillojë fillimisht një miqësore ndaj Maqedonisë, më 4 qershor.

Më pas, ekipi i drejtuar nga “Perandori” – siç njihet Terim, – do të luajë ndaj Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, që do të luhet më 11 qershor në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në listën e trajnerit Terim ka pasur jo pak surpriza, pasi është përfshirë për herë të parë edhe talenti 17-vjeçar i portës, Berke Özer. I pagëzuar me emrin “Donnarumma” i Turqisë, ai ka qenë nën monitorimin e Manchester City.

Por debutimet e turqve ndaj Kosovës nuk ndalen vetëm me kaq, pasi janë grumbulluar gjithashtu sulmuesi Emre Ababa, si dhe 20-vjeçari i Trabzonsporit, Yusuf Yazici, përveç talentëve të tjerë të pritshëm si 19-vjeçari i Dortmundit, Emre Mor, dhe sulmuesi i Villarrealit, Enes Unal.

Artikulli paraprakSagnol emërohet asistenti i Ancelottit
Artikulli tjetërZidane: Juve është e fortë, jo vetëm në mbrojtje