Në këto shtatë ditë stërvitje të zhvilluar në Antalia, trajneri i Kombëtares shqiptare. Christian Panucci ka parë nga afër edhe futbollistët e rinj që janë bashkuar së fundmi me kombëtare.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta “Sport Ekspres”, lojtari që i ka bërë më shumë përshtypje Panuccit ka qenë Kamer Qaka ndaj dhe trajneri italian ka vendosur t’i japë shansin e artë duke e aktivizuar titullar sot kundër Turqisë.

Chistian Panucci kishte 3 muaj që ndiqte futbollistin në fshehtësi të plotë dhe, madje, kishte dërguar edhe një ndihmësin e tij për ta parë në kampionatin rumun, duke marrë “ok” përfundimtar.

Skuadra ku ai luan, Poli Iashi, kishte vendosur që të bënte të pamundurën për t’i dhënë nënshtetësinë rumune, që të vishte fanellën e Rumanisë, por trajneri italiani kuptoi gjithçka dhe sa erdhi mundësia e miqësores së parë, vendosi t’ia bënte thirrjen, duke i dërguar një mesazh dhe duke lumturuar 22-vjeçarin.

Artikulli paraprakFriksohen kompanitë e basteve/ E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me kofiçentët e Turqi-Shqipëri
Artikulli tjetërMilan kreu mbledhjen e akcionerëve dhe vjen me këtë lajm