Yasin Oztekin, anëtari i skuiadrës së famshme turke Galatasaray,  ka vendosur që golin e tij në ndeshjen ndaj Gaziantepspor ta festojë me forcat e rendit në stadium.

Ky gjest vjen pas masakrës së ditës së shtunë, kur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena të Besiktas pati një shpërthim të fortë që shkaktoi rreth 40 viktima, mes të cilëve shumica policë.

Oztekin shënoi dhe vrapoi për të festuar me publikun, por, pasi vuri re disa agjentë policie, në fillim i përshëndet si ushtarakët e më pas i përqafon vëllazërisht.

Një moment prekës për të kujtuar viktimat e atentateve.

Artikulli paraprakÇfarë spektakli në ndeshjen më të madhe të Amerikës Latine (Video)
Artikulli tjetërSot zyrtarisht shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’