Edhe futbolli nuk i shpëtoi spastrimeve në Turqi, të ndërmarra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pas grushtit të shtetit të dështuar. Sipas njoftimit të Federatës Turke të Futbollit, 94 gjyqtarë janë larguar nga detyra. Mes profesionistëve të shkarkuar, spikat një asistent i Superligës turke, i cili i shtohet arbitrave të kategorive më të ulëta të futbollit në vend.

Të gjithë dyshohen se janë përfshirë në grushtin e shtetit të 15 Korrikut të kaluar. “Federata e cilësoi të domosdoshme masën e shkarkimit nga detyra të 94 personave, mes të cilëve gjyqtarë të nivelit kombëtar dhe rajonal dhe të asistentëve të tyre”, shkruhej në deklaratën e Federatës Turke. Masa ndëshkimore ndaj 94 ish-gjyqtarëve dhe asistentëve të futbollit u morr pavarësisht se nuk ekzistojnë prova të kontakteve të tyre me Fethullah Gulen, njeriu që akuzohet nga presidenti i vendit, Erdogan si organizatori i grushtit të dështuar të shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, Federata Turke njoftoi se të gjithë anëtarët e Komitetit kishin paraqitur dorëheqjen, për ti hapur rrugën hetimeve për lidhje të mundshme me lëvizjen e Gulen.
Raporti: SS

Artikulli paraprakVardy në Hollywood, arsyeja befasuese…
Artikulli tjetërE jashtëzakonshme: Kështu i fton Bunjaku yjet në Përfaqësuesen e Kosovës