Arsenali e ka humbur ndeshjen e xhiros së 30-të në udhëtim te Crystal Palace me rezultat të thellë 0:3, raporton “Korneri.net”.

Ne një 90 minutësh të zbehtë të përzgjedhurit e Wenger nuk ishin aspak të barabartë me rivalin në top-formë sonte, pasi edhe ato pak raste që i kishin futbollistët u treguan shumë të ngathët në përfundimin e aksioneve.

Nga ana tjetër Crystal Palace arriti me plotë zgjuarsi të shkëpus tre pikët e arta sonte ne luftë për ekzistencë, kurse Arsenal me këtë humbje rrezikon edhe vendin që shpie edicionin e ardhshëm në Champions League.

Golat për Crystal Palace sonte u shënuan nga Townsend, Cabaye dhe Milivojevic.

Pas kësaj humbje Arsenal mbanë pozitën e gjashtë me 54 pikë, kurse Crystal Palace akoma është në zonën e rrezikshme, pasi ndodhet në vendin e 16 me 34 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakAllegri tregon se si do të mposhtet Barcelona
Artikulli tjetër10 lojtarët që dëmtuan të dy gjunjët gjatë karrierës