Matthijs De Ligt është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë paguan 67 mln euro te Juventusi për kartonin e holandezit gjatë verës së vitit të kaluar, por 24-vjeçari nuk po bind në Bavari.

Vetë qendërmbrojtësi ka reaguar në lidhje me kritikat e marra dhe momentin e vështirë, duke e lidhur problemin e tij me minutazhin e pakët dhe pozicionin e ri në fushë.

Këtë sezon numëron vetëm 37 minuta aktivizim me skuadrën e Thomas Tuchel në kampionatin gjerman. Minuta ku ka luajtur si zëvendësues dhe ende asnjëherë si titullar.

Përse nuk po luaj? Nuk ia kam idenë… Duhet të pyetni trajnerin. Unë bëj gjithçka që dëshiron Tuchel, por ai nuk më jep asnjë shpjegim për këtë situatë.

Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta. Dhe ato si mesfushor… E vetmja gjë që unë mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem”, theksoi De Ligt.

Bayerni e nisi sezonin 2023/2024 me humbjen 0-3 përballë Leipzigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndërkohë që në Bundesliga numëron dhjetë pikë pas katër takimeve të para, duke ndarë përkohësisht kreun e renditjes me Bayer Leverkusen.

/Supersport.al

Artikulli paraprakManchester United në kolaps total, Eriksen: Na duhet pak fat që të kalojmë këtë krizë
Artikulli tjetërIbrahimovic në Milanello, fjalim pas disfatës nga Inter dhe para ndeshjes me Newcastle