Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel ka konfirmuar interesimin për Erling Haland.

“Ne kemi folur për sjelljen e Haaland disa herë. Sigurisht që ne flasim për të rregullisht. Haaland dhe Lukaku së bashku? Nuk e kam problem të flas për këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë,” tha gjermani, përcjell Korneri.net

Chelsea solli Romelu Lukaku nga Interi për 115 milionë euro këtë verë, por ai nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Kampionët aktualë të Evropës tani po synojnë mrekullinë norvegjeze nga Borussia Dortmund. Është e sigurt se për Haaland Chelsea mund të tejkalojë kompensimin prej 115 milionë eurosh. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here