Dy gabime të portierit Denis Troshupa, i kushtuan Feronikelit me humbje në shtëpi.
Sigurisht se për fabimet e tij më të gëzuaerit mbetën mysafirët nga Gjilani që morën tri pikë të vlefshme në këtë udhëtim të vështirë në mënyrë që të mbetet aty me tri skuadrat e para dhe në garë për titull, shkruan Korneri.net
Golin e parë e shënoi Sebino Plaku nga rreth 20 metra, goditjen e të cilit nuk e ndali portieri Troshupa pasi topi i iku nga dora, edhe pse u mendua se do ta evitonte golin sigurtë, ndërsa gabimi i dytë ishte edhe më fatal pasi asistoi për Muhamedin Useinin që shënoi në portë të zbrazët për rezultatin final 0-2. /Korneri.net