Milan përmes një komunikate për media njofton se pas testeve të sotme Giacomo Bonaventura u diagnostikua se është lënduar në ligamentet e këmbës së majtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni nga Profesor Sakari Orava në ditët e ardhshme.

Gjatë ndeshjes Udinese-Milan, Mattia De Sciglio pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë dhe koha riaftësimit të tij do të varet nga rezultatet e testeve në ditët e ardhshme, po sipas të gjitha gjasave ai do ti mungojë skuadrës për 3-4 javë.

Artikulli paraprakPunë e kryer: Enis Zabërgja përforcon radhët e kësaj skuadre
Artikulli tjetërAncelotti ankohet dhe zbulon gjithçka: Futbolli më ka dhën famë, por më ka shkatërruar