Siç njofton faqja e klubit të futbollit Vllaznia nga Pozhorani, katër persona që humbën jetën, janë familjarë të futbollistit të kësaj skuadre, shkruan BotaSot.

“Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku humbën jetën 4 qytetarë të Pozheranit, na informuan që janë familjarët e lojtarit të klubit Vllaznia, Festim Alidema, ku babai dhe tre te afërm familjarë, humben jetën në këtë aksident trafiku. Andaj në emër të kryesisë së klubit ju shprehim ngushëllimet për vdekjet tragjike te familjarëve te Festimit si dhe familjes Alidema e Allahu në xhenet inshallah. Dashtë Zoti që këto raste të mos përsëriten kurrë”, thuhet në faqen e klubit, sapo është ngjitur në elitën e futbollit./Zëri

Artikulli paraprakMerkato e Interit, pritet fundjavë e nxehtë
Artikulli tjetërDrita shkëlqen ndaj Ferizajt