E besoni apo jo, Liga e Austrisë ka dënuar me -6 pikë klubin e LASK Linz, pasi këta të fundit u stërvitën në periudhën që ishte e ndaluar reptësisht stërvitja.

Për shkak të thyer të rregullave të karantinës të përcaktuara nga qeveria austriake, Liga është mbledhur dhe ka dalë në konluzionin se  kryesuesve në fuqi të kampionatit duhet t’i zbriteshin 6 pikë, duke përfunduar kështu në vendin e dytë me diferencë -3 pikë nga Salzburg që ka marrë kryesimin pas këtij vendimi.

Gjithashtu LASK-ut i është vendosur dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh. Kjo masë e rëndë ndëshkuese nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit austriak. Gjithsesi ishin filmimet ato që fundosën kryesuesit e kampionatit, teksa futbollistët u kapën mat nga një kamer amatore duke u stërvitur në grup dhe fshehtazi.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakSkandali me projektin e stadiumit kombëtar
Artikulli tjetërAvantazhi i fushës vendase nuk ekziston më. Kjo mund të vendosë sezonin