UEFA ka publikuar sot arsyet se pse ka dënuar Skënderbeun me 1 vit jashtë Kupave të Europës, duke zbuluar se ekipi korçar kishte manipuluar ndeshjet si në Europë, ashtu edhe në kampionatin shqiptar.
“Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.
Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve:
5 ndeshje të Ligës së Kampioneve,
2 ndeshje të Europa League,
41 ndeshje të Kampionatit Shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe
6 ndeshje miqësore”, shkruhet ndër të tjera në argumentimin e UEFA-s.