epa05471474 Milan's Carlos Bacca (R) and Celta Vigo's Facundo Roncaglia (L) in action during the soccer match between AC Milan and Celta de Vigo of Trofeo Tim at Mapei Stadium in Reggio Emilia, Italy, 10 August 2016. EPA/ELISABETTA BARACCHI

Skuadra spanjolle Celta Vigo, është ekipi i parë i huaj i cili ngre trofeun TIM në ndeshjet mes tre ekipeve ku kësaj here spanjollët janë bërë pjesë e këtij eveniment të zhvilluar në Itali.

Spanjollët grumbulluan 4 pikë, 3 nga fitorja 1-0 ndaj Sassuolos me gol të Drazic në minutën e 15’, dhe 1 pikë në barazimin pa gola me Milanin.
Trofeu TIM nxori edhe njëherë në pah problemet e Milanit. Edhe pse trajneri i ri Montella ka bërë përparime të dukshme, sërish problemet në prapavijë duken se nuk janë zgjidhur.

Pas largimit gjatë ndeshjes ndaj Sasuolos të autorit të dy golave, Niang dhe Montelivios gjithçka u komplikua për Milanin, të cilët edhe pse në avantazh dhe me trofeun Tim në dorë, u mundën nga ekipi i drejtuar nga Eusebio Di Francesco.

Pas fitores ndaj Milanit, Sasuolo u rendit në vendin e dytë me 3 pikë. Ndërsa kuqezinjtë renditen të tretët me dy pikë të marrë ndaj Celta Vigos, 1 bga barazimi brenda 45 minutave, ndërsa 1 pikë tjetër nga fitorja me penallti ndaj spanjollëve.

Rezultatet
Milan-Celta Vigo 0-0 (4-2 me penallti)

Celta Vigo-Sasuolo 1-0
15′ Drazic

Milan-Sasuolo 2-3
2′, 10′ Niang;
18′ Falcinelli; 32′ Politano; 39′ Trotta

Artikulli paraprakTrofeu Gamper: Barcelona dhe Sampdoria dhurojnë spektakël
Artikulli tjetërRio 2016: Eliminohet Serena Williams