Me skuadër të re, por shumë të talentuar dhe me potencial të madh, Vincenzo Montella, e ka fituar trofeun e tij të parë si trajner pasi deri më tani nuk ka pasur rast t’i ofrohet më shumë.

Ai dhe Milan fituan Superkupën e Italisë pas triumfit ndaj Juventusit pas kryerjes së penalltive, por edhe loja e rosonerëve për më shumë se 80 minuta ishte larg më e mirë.

Montella e kishte fituar Superkupën e Italisë edhe si futbollist kur mbronte ngjyrat e atëbotë kampionit të Italisë, Romës në vitin 2001, kur kishte mposhtur Fiorentinën 3:0, derisa Montella kishte shënuar njërin ndër tre golat e kryeqytetasve.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here