Barcelona ka fituar Trofeun Gamper kundër Sampdorias në një ndeshje ku argjentinasi, Lionel Messi ka realizuar dy gola në fitoren 3-2.

Leo Messi është kthyer të dhurojë spektakël në “Camp Nou”, teksa Barcelona ka mundur ekipin italian të Sampdopria-s në një sfidë të vlefshem për Trofeun Gamper.

Katalanasit kanë fituar me rezultatin 3-2 falë një asisti dhe dy golave të numrit 10-të argjentinas. Gjithçka është zgjidhur që në pjesën e parë: Suarez ka zhbllokuar takimin në minutën e 16-të pas një asisti të Messi-t, teksa pesë minuta më vonë ka qenë vetë numri 10 i katalanasve që ka dërguar rezultatin në 2-0.

Italianët kanë reaguar në minutën e 23-të duke ngushtuar rezultatin me Muriel, por Lionel Messi ka rikthyer avantazhin prej dy golash në favor të vendasve në minutën e 34-t.

Në pjesën e dytë Sampdoria ka fiksuar shifrat në 3-2 me Budimir në minutën e 78-të, ndërsa ndeshja e Messi-t është mbyllur tri minuta më përpara kur në vendin e tij është aktivizuar El Haddadi.

Artikulli paraprakBefason presidenti i Palermos: Ja cili futbollistë aktual i Napolit është më i fortë se Higuain e Icardi?
Artikulli tjetërTrofeu “TIM”: Celta Vigo i’a bën “sefte”, Milan dhe Sassuolo “kokëulur”