Barcelona është ndalur në barazim 2-2 ndaj Celta Vigo-s në kuadër të javës së 14-të të La Liga.

Trajneri Ernesto Valverde pas ndeshjes tha se skuadra e tij meritonte më shumë se barazimi.
“Mendoj se ne humbëm dy pikë në këtë ndeshje. Gjatë 15-20 minutave të para ishim të shpërqendruar por më pas kemi qenë ne më kërkues. Në pjesën e dytë patëm shansin të shënonim golin e tretë por për fatin tonë të keq kundërshtari na barazoi”- ka thënë Valverde.
Pavarësisht nga rezultati tekniku i blaugranëve nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij nga dëmtimi i Sanuel Umtiti.
“Jo vetëm që pësuam golin e dytë por edhe Umtiti u dëmtua. Nuk e dimë se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushe”.
Në mungesë të tij, trajneri pranoi që do të aktivizojë Vermaelen në ndeshjet e radhës.

Ndër të tjera Valverde u pyet edhe për vendimet e gjyqtarit të takimit, pasi ky i fundit i hoqi të drejtën e golit Suarez.
“Edhe pse kemi humbur dy pikë sot, unë jam i qetë. Nuk është diçka që nuk më ka ndodhur më parë, mua as Barçës. Nuk kam asgjë për të thënë për gjyqtarin”- përfundoi trajneri i katalanasve.

Artikulli paraprakGattuso i ka idetë e qarta: Benevento, si finalja e Champions
Artikulli tjetërBekim Isufi kështu e komenton derbin e nesërm ndaj Gjilanit