Izair Emini ka fituar “luftën” kundër virusit COVID-19. Sulmuesi i njohur i Dritës ka arritur t’ia hedhë teksa sot ka njoftuar se është rikthyer në fushë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije që për të tretën herë radhazi ka dalë negativ. Lumturinë e rikthimit në fushë s’e fsheh teksa shkruan: “Izair Emini vs Covid19 3-0 (1). Shumë i lumtur për rikthimin në fushë përsëri”.
