Një ndeshje spektakolare u pa ndërmjet Rusisë dhe Spanjës.

Miqësorja mndërmjet këtyre përfaqësueseve përfundoi barz 3:3, në një duel që kënaqi të gjithë të pranishmit, dy kombëtare që do të jenë edhe kampionatin e ardhshëm botëror, shkruan Korneri.net.

Dy mbrojtësit e Spanjës, Jordy Alba dhe Sergio Ramos I realizuan dy golat e parë për spanjollët, dhe u mendua se do të jetë fitore e lehtë, mirëpo goli I Fedor Smolov pak para pushimit, e ktheu në lojë Rusinë.
Aleksey Miranchuk e barazoi rezultatin pak minuta brenda pjesës së dytë, por edhe njëherë anëtari I Real Madridit, Sergio Ramos shënoi për epërsinë e Spanjës. Golin final e shënoi sërish Smolov që doli të jetë I fundit edhe pse u realizua 20 minuta para fundit. /Korneri.net

Artikulli paraprakQeni hyn në fushë dhe rrëzon futbollistin! – VIDEO
Artikulli tjetërDanimarka me “Manita” siguroi botërorin Rusia 2018