Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e xhiros në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit me rezultat 2-4, duke e përforcuar edhe më shumë pozitën e dytë të klasifikimit.

Të kuqtë luajtën me të vërtetë mirë dhe mençur, duke mos rreziikuar shumë në mbrojtje dhe dolën të jenë mjaftë efikas në sulm. Blerim Krasniqi shënoi i pari në ndeshje, kurse barazoi Neto. Megjithatë, gëzimi vendasve zgjati vetëm gjashtë minuta kur i njëjti futbollist, Blerim Krasniqi shënoi sërish golin e dytë, por ai nuk u ndal me kaq pasi realizoi hat-trick. Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i dytë i shënuar nga Neto, që edhe këtë ndeshje në formë të mirë, kurse Kraniqi në minutën e 95 shënoi për rezultatin final.

Prishtina shënoi fitore të pritshme në udhëtim te Ulpiana që tashmë nga edicioni tjetër do të luaj në Ligën e Parë. Kaltër e bardhët ishin dukshëm më të mirë nga fillimi e deri në fund, kështu që nuk ishte aspak befasi që kryeqytetasit shënuan fitore të thellë me rezultat 0-3. Golat për Prishtinën i shënuan  Leonit Abazi dhe Sadam Sulley, i cili ka dëshmuar këtë edicion se meriton të jetë pjesë e Prishtinën edhe vitin tjetër.

Kampioni i freskët Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim te Feronikeli me rezultat 0-2, me golat që i kanë shënuar Krasniqi dhe Ajeti, duke i shkaktuar humbjen e 28 sivjet klubit nga Drenasi. Dy ndeshjet tjera, Feronikeli-Ballkani, Drita-Dukagjini dhe Malisheva-Drenica u mbyllën me rezultat 0-0. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here