Tyler Ulisme gjuajtjen e saktë në sekondën e fundit, ia rrëmbau nga duart fitoren Boston Celtic duke ia dhuruar Phoenix Suns triumfin e tretë rresht. 109:106 triumfoi skuadra nga Arizona që përfitoi edhe nga mungesa e Horford e Bradley. Ulis e mbylli mbrëmjen me 20 pikë. Debutuesi i Phoenix bashkë me Bledsoe bëri gjithçka mirë në fund, fillimisht me barazimin 106:106 dhe më pas me magjinë nga rreth 7 metra për të arritur një sukses spektakolar. Ndeshje thriller edhe për Washington Wizards që fituan në shtëpi falë të papërmbajtshmit Bogdanovic. Ishte Orlando Magic viktima e radhës për kryeqytetasit të cilët fituan 115:114. Washington e mori kontrollin e ndeshjes vetëm gjatë 12 minutave të fundit kur Wall për 3 pikë kaloi në avantazh Wizards. Më pas Bogranovic bëri gjithçka për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Sacramento Kings e humbën ndeshjen në sirenën e kohës shtesë përballë Utah Jazz 110:109. Skuadra nga Salt Lake City u kthye nu kthye në lojë pas minusit prej 16 pikëve duke e çuar ndeshjen në shtesë dhe më pas arriti të dominonte kalifornianët që vazhdojnë të vuajnë mungesën e freskisë në pjesën e dytë të ndeshjes. DeMarcus Cousins më në fund festojë me New Orleans Pelicans në udhëtim te Lakers 105:97. 26 pikë dhe 15 kërcime për qëndrën dominuese i cili u ndihmua edhe nga Anthony Davis që e mbylli mbrëmjen me 31 pikë. Në krahun tjetër, skuadra nga Los Angeles zhvilloi vetëm një fraksion loje pozitiv dhe më pas u rrëzua për të humbur kontaktet me miqtë nga Louisiana.
Kevin Westbrook nuk mjafton këtë herë për Oklahoma City Thunder që u dorëzua 104:98 në fushën e Dallasit. Ylli i Oklahomas shënoi 29 pikë por në krahun tjetër, Mavericks falë dyshes Curry-Nowitzki arritën fitoren e dytë rresht që i afron edhe më shumë me zonën play off pas startit horror të sezonit. Te fitorja rikthehet Goden State pas dy humbjeve rresht. Nënkampionët diktuan ritmin në New York ku triumfuan 112:105. Steve Kerr hodhi në parket që nga minuta e parë të sapombërriturin Matt Barnes duke i kërkuar të bllokonte Carmelo Anthony, ndërsa Stehph Curry bëri diferencën në periudhën e fundit të ndeshjes duke larguar përkohësisht hijen e San Antonios që kërcënon vendin e parë të Perëndimit. Ndërkohë, problemet për Atlantan nuk kanë të sosur pasi Indiana arriti t’i rrëmbente një fitore të ngushtë 97-96. Ishte Robinson që në sekondat e fundit ngriu ekipin nga Georgia që tashmë e shikon veten në telashe me 5 humbje në 7 ndeshjet e fundit.