Gjatë ditës së sotme do të luhen ndeshjet tjera të xhiros së 13-të, në Serie A.

Pa dyshim do të luhen tri super ndeshje që nuk duhet humbur assesi, ndërsa gjithçka nis me ndeshjen Sassuolo-Milan, që luhet nga ora 15.00, shkruan Korneri.net

Zlatan Ibrahimovic u lëndua përsëri dhe do të mungojë edhe një muaj, por rossonerët duhet të luajnë pa të, sidomos sot ndaj një kundërshtari të fortë, por jo vetëm kaq pasi skuadra e Piolit, ka shumë mungesa tjera. Në rast se Milan nuk fiton, atëherë do ta humbë edhe kreun, pasi Interi është afër dhe ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Spezias në San Siro ku do të synojë fitoren e gjashtë rresht në kampionat. Lajmi i mirë për Conten është që janë riaftësuar nga lëndimet Vidal dhe Brozovic dhe njëri mes tyre pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi.

Nga ora 18:00 luhet një tjetër ndeshje shumë e bukur, Atalanta-Roma me bergmaskët që do të bëjnë çmos për t’u rikthyer te fitorja përballë një Rome të cilën e kanë mposhtur shpesh në këto vitet e fundit, por me kryeqytetasit që janë në formë shumë të mirë.

Ndeshja tjetër fantastike luhet në Olimpico në orën 20:45, Lazio-Napoli. Lazio vjen në këtë ndeshje pas dy rezultateve jo pozitive ndaj Veronas dhe Beneventos ku ka marë vetëm një pikë, ndërkohë që Napoli udhëton në kryeqytet pas humbes nga Interi, një humbje që e la pasoja pasi Insigne u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë sot, ndërkohë që Mertens pësoi një lëndim që do ta mbajë për disa javë jashtë fushave të futbollit. Strakosha dhe Hysaj e Rrahmani me shumë gjasa do të jenë rezerva. /Korneri.net

Artikulli paraprakBenefits of Video Conferencing Offerings For Corporations
Artikulli tjetërPremier League: Vëmendja në Londër