Atletico Madrid fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Getafes në “Wanda Metropolitano”.

Me këtë fitore Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, mbetet lider në La Liga me 35 pikë, tri më shumë se Real Madrid, por me dy ndeshje më pak se kampionët e Spanjës, kështu që gjasat ta rrisin epërsinë e pikëveështë e madhe, shkruan Korneri.net

Golin e vetëm dhe të fitores së rëndësishme e shënoi super sulmuesi Luis Suarez në minutën e 20’. Vendasit patën edhe raste të tjera që ta ngritin epërsinë, por mjaftoi me kaq, kurse edhe një ndeshje tjetër mbyllet pa pranuar gol portieri slloven Jan Oblak. /Korneri.net

Artikulli paraprakBoban fiton gjyqin me Milanin, kuqezinjtë duhet të paguajnë 5.37 milionë euro
Artikulli tjetërCams Creative Evaluate