Atalanta e ka nisur kampionatin me pretendime për të qenë mes ekipeve që luftojnë për titullin. Por skuadra bergamaske është ndalur shumë shpejt dhe që në javën e tretë ka pësuar humbjen e parë. Ajo u mund 2-1 në shtëpi nga Fiorentina, në një ndeshje të çuditshme të vendosur nga VAR-i dhe me tre penallti, ku Berat Gjimshit ishte protagonist.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare i dha avantazhin skuadrës së tij në pjesën e parë por VAR ia mohoi gëzimin e golit për një pozicion jashtë loje të Zapata gjatë aksionit, edhe pse sulmuesi nuk preku topin. Më pas, ishte Fiorentina që kaloi në avantazh me një penallti pas një prekje të topit me dorë të Mehle.

Vlahoviç shënoi nga pika e bardhë, ashtu siç bëri përsëri në fillimin e pjesës së dytë kur Gjimshiti rrëzoi në zonë Bonaventurën. Goli i Zapata. po me penallti në minutën e 65-të, ngjalli shpresat e Atalantës që sulmoi dhe iu afrua golit përsëri me Gjimshitin, vazhdimisht i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Por as ai e as shokët e tij të skuadrës nuk ia dolën të tundnin përsëri rrjetën, duke humbur mundësinë që të merrnin të paktën një pikë nga kjo ndeshje në shtëpi dhe e shohin që tani veten larg skuadrave të kreut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here