Nuk ka pushim për klubet e futbollit.

Gjatë pasditës së sotme do të zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të në Superligë, ndërsa vëmendja kryesore është në Gjilan, ku udhëton Feronikeli, shkruan Korneri.net

Vendasit janë në seri të mirë prej dy fitoreve rresht, dhe nuk mendojnë tjetër veçse triumfin e radhës ndaj Feronikelit të motivuar pas fitores njē xhiro më parë ndaj Llapit.

Lideri aktual Ballkani nuk parashihet të ketë asnjë problem ndaj Besës së Pejës, pasi çdo rezultat përveç fitores nuk do të vinte në konsideratë, sidomos me moralin e skajshëm pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Prishtinës (2:1) në ndeshjen e kaluar e sigutuar në minutën e 96.

Ndeshja e fundit do të jetë po ashtu interesante, Arbëria-Trepça’89. Vendasit sivjet po luajnë mjaftë mirë, kanë vizion të lojës dhe po shënojnë gola, e këtë e dinë mysafirët nga Mitrovica, të cilët gjithsesi nuk do të dorëzohen para kohe, por po kanë telashe të gjejnë rezultate pozitive në udhëtim.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13.30. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here