Në mbrëmjen e kaluar në NBA janë zhvilluar vetëm tri ndeshje, por të trija ishin të jashtëzakonshme dhe dramatike.

Boston Celtics shënoi fitoren e 123 sezonale pas triumfit në udhëtim te Brooklyn Nets 109:102.
Ishte lojë shumë e fortë dhe e barabartë deri në fund, mirëpo skuadra më e famshme në Amerikë, fal përvojës së madhe të basketbollistëve ata në fund fituan.
Ishin katër lojtarë te Boston që shënuan pikë dyshifrore. Kyrie Irving ishte lider me 25 pikë, Marcus Morris i shtoi 21 pikë e 10 kërcime, Jayson Tatum 19 dhe Al Horford 17 pikë e 11 kërcime.
Te Brooklyn ishin gjashtë basketbollistë që shënuan më shumë se 10 pikë, mirëpo nuk mjaftuan 19 pikët e Joe Harris, apo 16 pikë të Hollis Jefferson dhe nga 15 pikë të Allen Crabbe dhe Caris LeVert.

Houston Rockets njoftohet me humbjen e katërt dhe ndalet seria prej katër fitoreve me radhë.
Këtë humbje ia shkaktoi skuadra mysafire Toronto Raptors 129:113, e cila në njëfarë mënyrë e siguroi fitore në periudhën e dytë në të cilën shënoi 45 pikë dhe pranoi 31, dhe këtë epërsi e mbajti deri në fund.
Demarcus DeRozan udhëhoqi skuadrën e tij me 27 pikë, Kyle Lowry 19 pikë e 10 kërcime kurse Og Anynoby 16 pikë, derisa as 38 pikët e e 11 asistimet e James Harden nuk i mjaftuan Rockets pasi Trevor Ariza me 20 pikë ishte i vetmi që i qëmdroi nga pas.

Në ndeshjen e tretë apo në derbin e Texas-it, fitore shënoi San Antonio Spurs ndaj Dallas Mavericks 97:91, në duelin e fortë dhe dramatic deri në fund, ashtu si97:91, në duelin e fortë dhe dramatik deri në fund, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Lamarcus Aldridge me 32 pikë ishte violin e parë te Spurs, ndërsa atë e ndihmuan Patty Mills me 19 pikë dhe Manu Ginobili me 13 pikë. Te humbësit u dalluan Dennis Smith Jr me 27 pikë, kurse Harrison Barnes dhe J.J Barea i shtuan nga 16 pikë secili. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacioni i eliminuar i yjeve, por që bashkë do të mund ta fitonin botërorin Rusia 2018
Artikulli tjetërAguero tremb Argjentinën, humbet ndjenjat