Matteo Guendouzi është një nga lojtarët e shkëlqyeshëm të Arsenalit.

Megjhithatë, trajneri Mikel Arteta, duket se nuk e ka ndërmend të llogarit në shërbimet e tij aq shumë për edicionin e ardhshëm, andaj klubi londinez edhe është i gatshëm ta shet diku tjetër, përcjell Korneri.net

Edhe pse trajneri spanjoll nuk po e pëlqen shumë mesfushorin francez, janë tri skuadra më të mëdha se Arsenali që e duan lojtarin dhe atë skuadra si, Barcelonës, Juventus dhe Paris Saint Germain. Është pikërisht skuadra franceze që me sa duket ka marrë një epërsi të dukshme ndaj konkurrentëve të vet për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit Guendouzi, e kjo për shkak se gjiganti francez po përballet me lëndimet e shpeshta të Verrattit dhe Paredes, kështu që një futbollist si Guendouzi do të ishte ideal në mesfushë. /Korneri.net

Artikulli paraprakA Background In Easy Advice In homeworkmarket
Artikulli tjetërEdhe portieri Hajdini është lojtar i lirë, por shumë shpejt bëhet me skuadër të re