Isaiah Ross dhe Trepça bashkë për sezonin 2023/2024

Ross i cili luan në pozitën e fundorit realizator, transferohet te KB Trepça nga ekipi i superligës së Francës Roanne. Para kësaj skuadre, Ross në sezonin 2022/23 ka luajtur në superligën e Zvicrës me ekipin Lugano ku në 25 ndeshje ka pasur statistika shumë të mira prej 23 pikë, 4.3 kërcime dhe 3.3 asistime për ndeshje.

Ai do të jetë një shtyllë e fortë i Trepçës për edicionin e ri, por me kaq skuadra mitrovocase nuk do të ndalet, pasi pritene dhe përforcime tjera ditëve dhe javëve në vijim. /Korneri.net

Artikulli paraprakEverton humbi në shtëpi, Brighton me “poker”, Palace fitoi në udhëtim
Artikulli tjetërNewcastle deklasoi Aston Villan, shënoi Tonali në debutim