Fitoret e fundit i kanë shtuar apetitet skuadrës së Trepçës, që sonte ka zyrtarizuar edhe një basketbollist të huaj.

Mitrovicasit kanë transferuar në radhët e veta, basketbollistin kroat, Dino Butorac.

Butorac është i gjatë 1.93centimetra dhe luan në pozitën 3(shuter).

30 vjeçari i lindur në Pozega të Kroacisë, së fundmi është paraqitur me skuadrën kroate, ”Jazine” tek të cilët ka luajtur me mesatare, 10.8 pikë3.6 asiste e 3.5 kërcime për ndeshje.

Kroati në fjalë ka përvojë në shumë skuadra evropiane si: Siroki(Bosnje), Shibenik(Kroaci), Sodertalje(Suedi), Falco(Hungari), Rostock(Gjermani), Tindastoll, Porlakshof(Islandë).

Me këtë transfer, skuadra e Trepçës pritet të jetë rivale edhe për titullin e kampionit në Kosovë.

/AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here