Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 71:60 (19:10, 17:23, 12:15, 23:12), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, Trepça e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 19:10. Skuadra mitrovicase kishte epërsi edhe në periudhën e dytë, deri dy minuta nga fundi, kur mysafirët me gjashtë pikë radhazi ngushtuan shifrat në 36:33, sa përfundoi pjesa e parë.

Periudha e tretë ishte mjaft interesante, por që u fitua nga mysafirët 12:15, ku rezultati në semafor ishte 48:48 pas 30 minutash. Çereku i fundit ishte vendimtar. Trepça nuk lëshoi pe dhe me kalimin e minutave ngriti epërsinë, kurse triumfoi në fund 71:60, një fitore shumë e rëndësishme për klubin mitrovicas.

Te Trepça u dalluan Dino Butorac me 23 pikë e 18 kërcime, Drilon Hajrizi me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Stavros Toutziarakis me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci, Darell Davis shënoi 16 pikë, ndërsa Arian Qallaku 13.

Trepça tani ka 11 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Rahoveci 17 fitore dhe 10 humbje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here