Trepça ka pësuar disfatën e dytë radhazi në kuadër të Play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, ku në ndeshjen e parë prishtinasit kishin fituar me rezultat 89-78, por sonte në palestrën “Minatori” ishin edhe më efikas, duke shënuar fitore me rezultat 77-119.

Më meritori për këtë fitore të thellë të Prishtinës ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 21 pikë, pati 8 kërcime dhe bëri 7 asistime. Ai u ndihmua edhe nga Nenad Deliq, që shënoi 18 pikë, 5 kërcime dhe 2 asiste.

Ndërsa te Trepça më i miri ishte Besnik Azemi, i cili shënoi 17 pikë, dhe pati 9 kërcime.

Artikulli paraprakAjaxi i madh me një këmb në finale të Europa League….
Artikulli tjetërMonaco s’ka forcë më shumë! Juventus tregoi autoritet total në “Stade Louis II”