Si gjithmonë El Clasico i basketbollit kosovarë, nisi dhe u mbyll në mënyrë spektakolare.
Gjysmëfinalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina-Trepça, ishte e jashtëzakonshme dhe dramatike, por me fund pozitiv të mitrovicasve që triumfuan me rezultat 68-65, shkruan Korneri.net
Tri periudhat e para i takuan Trepës, dhe aty siguruan finale, pasi në pushim mitrovicasit shkuan me +9 pikë dallim, (40-31), e shtuan atë para periudhës së fundit në +13, dhe kështu e ruajtën deri në fund.
Në fakt, Sigal Prishtina ishte shumë afër që të rikthehej krejt në lojë, e ndoshta edhe ta barazonte rezultatin, pasi arriti ta shkurtonte epërsinë në vetëm tri pikë 68-65, kur kishin mbetur edhe 30. Sekonda deri në fund, por aty u ndal hovi i kryeqytetasve.
Më meritorët në fitoren e Trepçës ishin, Kevin Bracy-Davis me 25 pikë e 9 kërcime, dhe ishte i vetmi me pikë dyshiftore, ndërsa pas tij qëndruan, Jordy Tshimanga me 9 pikë, kurse Drilon Hajrizi dhe Mikaile Tmusic me nga 8 pikë secili.
Te Prishtina u dalluan Derrick Willson me 16 pikë, kërcime e 6 asistime, Nick Ward i shtoi 11 pikë e 9 kërcime, kurse Dradan Berisha u ndal në kuotën e 10 pikëve. Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Ylli. /Korneri.net