Skuadra mitrovicase Trepça shënoi fitoren e pestë sezonale në Superligën e Kosovës në basketboll. Xehëtarët ishin më të mirë gjatë tërë ndeshjes, por hasën në kundërshtar të fortë dhe të disponuar për lojë, mirëpo sërish në shprehje erdhi cilësia e lojtarëve vendas që në fund festuan. Në tri periudhat e para Trepça kishte epërsinë e cila arriti në +14 pikë, por në atë të fundit mysafirët shtrënguan radhët dhe tentuan të rikthehet plotësisht në lojë, por pa sukses.

Më meritorët te kjo fitore te Trepça ishin, Jeremy Wise me 25 pikë, Semir Zekiqi me 16 dhe Besnik Azemi me 10, kurse te ylli u dalluan Ergin Grisha me 2 pikë Gert Jacobs me 20. Ishte kjo disfata e katërt e Yllit këtë edicion.

Në ndeshjen tjeter Rahoveci mposhti Vëllaznimin 80:76.

 

Artikulli paraprakE kopjon Conten, por suspendohet nga gjyqtari
Artikulli tjetërBarcelona me fat nxjerr pikë të Sociedad