Nën-kampionia aktuale e Kosovës Trepça e ka vazhduar formën e lartë edhe sonte në derbi.

Mitrovicasit kanë fituar duelin e mbetur nga xhiro e nëntë ndaj Prishtinës me rezultat final 66-76.

Që në start lojtarët mysafirë u distancuan në rezultat, duke fituar çerekun e parë 13-22, derisa edhe perioda e dytë ju takoi atyre por minimalisht (14-15), për të shkuar në pushim me avantazh dyshifror 27-37.

Në pjesën e dytë, u luajt lojë më e barabartë me të dy periudhat që u mbyllën baraz (19-19, 20-20), derisa fitorja i takoi ekipit të Trepçës që konfirmoi formën e lartë me triumfin e sontëm.

Mikaile Tmushiq ishte lojtari më i dalluar te Trepça në këtë fitore me 15 pikë, derisa u dalluan edhe Erjon Kastrati e Kevin Bracy-Davis me nga 14 pikë.

Te Prishtina, Dardan Berisha kishte 19 pikë e Derrick Wilson 17 sosh.

Pas dhjetë xhirove, Trepça gjendet e para në tabelë me 8 fitore e 2 humbje, derisa Prishtina e pesta me 5 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Vëllaznimit e Prishtina e pret Istogun.

/Asistionline.com

Artikulli paraprakPrizreni mposhti Pejën në “Karagaq”
Artikulli tjetërReali bindës ndaj Napolit, Arsenali, shkatërroi Lens-in, Interi me ekipin e dytë kthehet pas tre golave disavantazh, Bayerni nuk luajti