Trepça ka befasuar me rezultat pozitiv Besën e Pejës dhe atë midis stadiumit “Shahin Haxhiislami”, duke e mposhtur rivalin në Kupë, me rezultat 1-3.

Ishte Muja ai i cili në fund të pjesës së parë dërgoi Trepçën në pushim, teksa Samir Sahiti me golin e dytë për “Xehtarët” e Ergyn Ahmeti në fund përmbyllën  fitorën e Trepçës.

Përkundër fitorës Trepça mbetet në vendin që e dërgon një ligë më poshtë, pasi aktgualisht është e parafundit me 16 pikë.

Kujtojmë se Besa dhe Trepça, do të ndeshën sërish në mes vete në kuadër të gjysmëfinalsës së kupës së Kosovës. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me rezultat të barabart 2-2.

Artikulli paraprakLlapi i’a vështirëson punët Dritës
Artikulli tjetërFitore prestigji e Gjilanit ndaj Hajvalisë