Në ndeshjen e vendimtare të barazhit që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, skuadra mitrovicase e mposhtu Dardanën, pas penalltive me rezultat 3:2. Hero i “xehetarëve” ishte portieri afrikan, Theo Fodjo Lali, i cili priti tri gjuajtje të futbollistëve të Dardanës në serinë e penalltive.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 0:0. Në pjesën e parë të dyja skuadrat patën nga dy mundësi të mira shënimi. Trepça ishte afë golit me anë të Rigon Kabashit dhe Valmir Azemit, derisa Dardana rrezikoi portën e mitrovicasve në minutat e fundit të pjesës së parë, me dy rastet e Egzon Huruglicës.

Në serinë e penalltive më efikas u treguan futbollistët e Trepçës, të cilët shënuan tre herë, derisa te Dardana shënuan vetëm dy futbollistë, për të dështuar tre prej tyre.

Artikulli paraprakTë gjithë e duan te madhin Ancelotti, nuk do të ketë largime
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Kosovë -Shqipëri