Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit 55:58 (20:17, 10:12, 10:13, 15:16), në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it. Tashmë rezultati është 2:1 për therandasit, kurse përballja e radhës do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.

Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 9:0, megjithatë, mysafirët shpejt u rikthyen, për të kaluar në epërsi 11:13, ndërsa deri në fund të çerekut të parë u zhvillua lojë më e barabartë, duke përfunduar me shifrat 20:17. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, ku skuadrat aplikuan mbrojtje më të fortë, ndërsa asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ku pjesa e parë përfundon 30:29.

Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të dytën, ku epërsinë më të lartë e kishin ‘Xehetarët’, gjashtë pikë, 31:37, sidoqoftë, therandasit nuk lejuan shkëputjen e mysafirëve, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 40:42. Të përkrahur edhe nga tifozët vendas, Ylli e nisi shumë më mirë dhjetëminutëshin e fundit, për të krijuar epërsi deri në nëntë pikë, 52:43, por drama nuk kishte përfunduar dhe ‘Xehetarët’ rikthehen për të kaluar në epërsi 52:56 dhe ishin më të vëmendshmen në fund për të triumfuar 55:58.

Te Ylli u dalluan Chris Harris me tetë pikë e 11 kërcime dhe Dajuan Graf me 14 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Drilon Hajrizi me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Andrew Gordon me 12 pikë e 16 kërcime.

Artikulli paraprakNuk pranon asnjë post, largohet nga Old Trafford
Artikulli tjetërNënshkrimet e para të RedBird dhe Milan kryhet nesër