Një fitore e madhe dhe e rëndësishme e Trepçës në palestrën Minatori.
Mitrovicasit në duelin dierkt me njërën prej skuadrave që kërkon vend në play-off, Rahovecin, tregoi karakter të lartë dhe dëshirë të madhe për fitore me çka në fund ia doli për të fituar duelin me rezultat 84:78, shkruan Korneri.net
Edhe pse Trepça kishte epërsi shumë lartë para fillimit të periudhës së katërt dhe të fundit prej 19 pikëve (66: 47), gati e humbi fitoren e sigurtë sepse mysafirët ishin të jashtëzakonshëm në 10 minutat e fundit të cilat u takuan me rezultat 31:18, mirëpo ishte tepër vonë për basketbollistët e Rahovecit.
Më meritorët në këtë fitore të Trepçës ishin, Imer Tahiri me 22 pikë, Besnik Azemi me 19 pikë e 9 kërcime dhe Malik London me 17 pikë e 11 kërcime.
Te Rahoveci u dalluan Mark Williams me 18 pikë e 10 kërcime dhe Muhamed Hasani me 12 pikë të shënuara.
Aktualisht Trepça është e pesta në tabelë me 27 pikë, vetëm dy më pak se Golden Eagle Ylli apo tri më pak se Rahoveci që janë në zonën play-off. /Korneri.net